Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeSliderSonte po hyjmë në muajin Sha'ban!

Sonte po hyjmë në muajin Sha’ban!

Sonte po hyjmë në muajin Sha’ban!

Muaji Sha’ban është mesi i tre muajve të bekuar (Rexheb, Sha’ban dhe Ramazan). Sonte po hyjmë në muajin Sha’ban, që dmth.nesër e xhuma është dita e parë e muajit Sha’ban. Edhe një muaji na ndanë nga Ramazani i bekuar. Nëse shfletojmë literaturën fetare, do të kuptojmë se ky muaji është i vlerësuar në veçanti nga Allahu i Madhërishëm. Muaji Sha’ban është muaji që Allahu Fuqiplotë ka premtuar falje, mëshirë dhe shpërblime më ndryshe se në muajit e tjerë. Muslimanët e parë qëndronin në gadishmëri të plotë, e kur hynte muaji Sha’ban angazhoheshin edhe më shumë më adhurime të ndryshme. Një pjesë e tyre angazhoheshin me leximin dhe mësimin e Kuranit, një pjesë duke shpërndarë sadakanë. Karakteristik e veçantë e këtij muaji është:
– Nata e Beratit,
– Ndryshimi i kibles,
– E drejta e plotë e Pejgamberit a.s. për (shefa’at) ndërmjetësim në ditën e Kjametit.
Vepra me të cilën ky muaji më së shumti veçohet është agjërimi. Nga hadithet e shumta të Muhamedit a.s. kuptojmë se më së shumti që Pejgamberi a.s. agjëronte përveç muajit Ramazan është muaji Sha’ban. Dhe arsyeja ishte sepse veprat nga Allahu pranohen në këtë muaji, e Pejgamberi a.s. dëshironte që kur të pranohen veprat të jetë agjërueshëm. Angazhimi jonë në këtë muaji mund të jetë në forma të ndryshme:
– Agjërimi për hir të Zotit,
– Përmendja e Zotit (Dhikri),
– Ndihma ndaj të tjerëve (në forma të ndryshme),
– Angazhimi me veten për të qenë më të edukuar dhe më të matur,
– Angazhimi për t’i lumturuar familjarët, prindërit, bashkëshortët dhe fëmijët,
– Kryerja e namazeve obligative dhe shtimi i namazeve vullnetare,
– Largimi nga gjërat e ndaluara, alkooli, bixhozi, hidhërimi, grindjet dhe sjelljet e këqija.
Muaji Sha’ban është muaji i mundësisë për të rregulluar dhe përmirsuar veten, familjen por edhe shoqërinë. Le të angazhohemi të gjithë në adhurime, me shpresë që Allahu të na shikojë me mëshirë dhe falje.

E lusim Allahun të jemi nga të udhëzuarit, dhe të e presim këtë muaji ashtu si e meriton!

Shërbimi për info.pranë Myftinisë së Strugës!

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!