Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeBotaNjë javë luftë në Ukrainë, dy mijë civilë të vrarë

Një javë luftë në Ukrainë, dy mijë civilë të vrarë

Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës ka mbërritur në ditën e shtatë të saj, duke kapërcyer tashmë në një fazë të re.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov këtë të mërkurë deklaroi se nëse do të ndodhte një Luftë e Tretë Botërore, me siguri do të përfshiheshin armët bërthamore dhe kjo do të ishte shkatërruese për botën. Lajmi u citua nga agjencia e lajmeve “RIA”. Lavrov ka thënë se Rusia, e cila nisi atë që e quan një operacion special ushtarak kundër Ukrainës javën e kaluar, do të përballej me një “rrezik real” nëse Kievi do të fitonte armë bërthamore.

Ndërkaq, Kryebashkiaku i Kievit ka paralajmëuar banorët se forcat ruse po përparojnë në kryeqytetin e Ukrainës, dhe u ka kërkuar njerëzve të mos dalin nga shtëpitë dhe të përgatiten për të mbrojtur qytetin. “Forcat ruse po afrohen gjithnjë e më shumë pranë nesh,” tha kryebashkiaku Vitaliy Klitschko, duke shtuar se ka pasur luftime të shumta në periferi të kryeqytetit. “Ne po përgatitemi dhe do të mbrojmë Kievin! Unë u bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të rezistojnë”. Deri më tani, Kievi i ka rezistuar përpjekjeve të pushtimit rus. Një autokolonë e blinduar ruse rreth 65 km e gjatë po i afrohet veriut të qytetit.

Trupat ruse kanë zbritur me parashutë në Kharkiv, duke sulmuar qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, i cili pa dhjetëra vrasje civile në bombardimet dje. Qyteti më i vogël jugor Kherson ka rënë gjithashtu në duart e forcave ruse, thonë zyrtarët lokalë ukrainas.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha sot se rreth 6,000 rusë janë vrarë në gjashtë ditët e para të pushtimit të Moskës. Ai ka akuzuar Rusinë se po bën përpjekje të “zhdukë” të gjithë ukrainasit.

Duke iu referuar sulmit të Rusisë në “Babyn Yar” monument i masakrës së hebrenjve të Luftës së Dytë Botërore Zelensky tha: “Ata nuk dinë asgjë për Kievin, për historinë tonë. Por të gjithë kanë urdhër të na fshijnë historinë, të fshijnë vendin tonë, të na fshijnë të gjithëve.”

Ndërkaq, Presidenti i ShBA-ve, Joe Biden ka ndaluar aeroplanët rusë nga hapësira ajrore e Amerikës. Në fjalimin e tij presidenti amerikan tha: “Putini mund të rrethojë Kievin me tanke, por ai kurrë nuk do të fitojë zemrat dhe shpirtrat e popullit ukrainas”.

Sot vonë pritet të mbahet raundi i dytë i bisedimeve ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës. Në të njëjtën kohë, Turqia njoftoi, përmes zëdhënësit të qeverisë, Omer Celik, gatishmërinë e saj për të pritur bisedimet ruso-ukrainase në Stamboll.

Negociatat midis Rusisë dhe Ukrainës në Gomel, Bjellorusi, më 28 shkurt zgjatën rreth pesë orë, por përfundoi pa arritur asnjë lloj marrëveshjeje. Ukraina kërkoi armëpushim të menjëhershëm dhe tërheqjen e trupave ruse, gjë që nuk u pranua nga pala ruse.

Të paktën 836 mijë persona, sipas UNHCR-së, janë larguar deri më tani nga Ukraina që kur Rusia nisi pushtimin e saj. Sipas agjencisë së OKB-së për refugjatët, shumë prej tyre, kanë ikur në Poloninë fqinje, e cila ka pritur më shumë se 450 mijë njerëz deri më tani. /SHENJA/

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!