Wednesday, May 14, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeBotaShqipëria pritet t’i dërgojë 200 ushtarë në Ukrainë

Shqipëria pritet t’i dërgojë 200 ushtarë në Ukrainë

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, tha se Shqipëria ka rreth 200 trupa ushtarake në pozicione të ndryshme, në gatishmëri për t’u alokuar sipas kërkesave të NATO-s, në rast të një nevoje nga përshkallëzimi i luftës në Ukrainë.

Peleshi theksoi se Shqipëria ka prej kohësh një trupë prej 20 ushtarësh në Letoni, ndërsa kohët e fundit ka zhvendosur edhe 30 forca speciale në Kosovë, për të kontribuuar në rritjen e sigurisë në Kosovë dhe rajon.

Ai shtoi se forcat ushtarake shqiptare ka po ashtu një grup të gatshëm prej 100 trupash që t’i dërgojnë në kufijtë lindore të NATO-s.

Niko Peleshi u shpreh se Rusia ka kryer një agresion të pashembullt në historinë e pas Luftës së Dytë Botërore, por është shumë larg të mendohet se kufijtë e NATO-s mund të preken.

Si pjesë e NATO-s, ministri Peleshi theksoi se Shqipëria është e sigurt.

Megjithatë, ai sqaroi se për shkak të agresionit rus, NATO po e shton sigurinë e saj në kufijtë e saj lindorë.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments