Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniBFI dënon agresionin rus!

BFI dënon agresionin rus!

Bashkësia Fetare islame nëpërmjet një kumtese dërguar në media, ka dënuar agresionin rus në Ukrainë.

Kumtesa e plotë:

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të RMV, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, të hënën më 28.02.2022, i shoqëruar nga Drejtori i Sektorit për marrëdhënie me jashtë z. Mustafa Dauti, pati takim zyrtar në selinë e Bashkimit Evropian në Shkup, ku u pritën nga Ekselenca e tij Ambasadori z. David Gir.

Në këtë takim, Reisul Ulemaja e falënderoi Ambasadorin për takimin dhe pritjen e ngrohtë, e në të njëjtën kohë në emër të Bashkësisë Fetare Islame shprehën shqetësimin e madh për agresionin e Rusisë kundër Ukrainës ku ranë shumë viktima në njerëz dhe u shkaktuan shkatërrime të shumta, andaj bashkërisht dënuan thellë këtë agresion antinjerëzor që po rrezikon Paqen, jo vetëm në rajon por edhe në tërë globin. Poashtu, Kreu i BFI përshëndeti unitetin e BE dhe SHBA në përpjekjet e tyre maksimale për të ndaluar këtë agresion, që po rrezikon jetën njerëzore.

Më pas të dyja palët u dakorduan që të vazhdojnë kontributin në evitimin e pandemisë së Kovid 19, si dhe realizimin sa më të lartë të vaksinimit të popullatës, që është e vetmja rrugë për imunizimin e shoqërisë dhe asgjësim ekësaj të keqeje që po e shqetëson Botën.Reisul Ulemaja edhe një herë deklaroi se kultivimi i Paqes në vend dhe rajon është prioritet i institucionit fetaro islam BFI, andaj kërkoi nga besimtarët dhe nëpunësit fetar që të kenë kujdes në deklarata dhe qëndrime që dëmtojnë Paqen dhe në të njëjtën kohë të japim kontributin në këtë drejtim.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!