Friday, May 9, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeBotaUkraina refuzon takimin me rusët në Bjellorusi

Ukraina refuzon takimin me rusët në Bjellorusi

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka refuzuar ofertën ruse për bisedime në Bjellorusi, duke thënë se vet Minsku është përfshirë në pushtimin rus, por është shprehur i hapur për negociata në lokacione tjera.

Siç raporton Reuters, Kremlini njoftoi pak çaste me parë se delegacioni i tyre është i gatshëm të takohet me zyrtarët ukrainas në qytetin bjellorus – Gomel, transmeton Telegrafi.

Këshilltari i presidentit ukrainas, ka njoftuar se delegacioni rus ka shkuar në Gomel, edhe pse e dinin se nuk ka asgjë nga kjo.

“Ukraina mbetet e hapur për bisedime sa i përket armëpushimit dhe paqes”, tha zëdhënësi Sergii Nykyforov.

“Po të mos kishte veprime të agresionit nga territori i juaj, do të bisedonim në Minsk… edhe qytetet e tjera mund të përdoren për bisedime. Natyrisht se duam paqe, duam të takohem dhe t’i japim fund luftës. Varshavë, Bratislavë, Budapest, Stamboll, Baku – janë disa prej lokacioneve që ua kemi ofruar”, tha presidenti Zelensky.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments