Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeBotaSHBA i reagon Vladimir Putinit, pasi urdhëroi forcat bërthamore të Rusisë të...

SHBA i reagon Vladimir Putinit, pasi urdhëroi forcat bërthamore të Rusisë të qëndrojnë në gjendje gatishmërie

Shtetet e Bashkuara i janë përgjigjur urdhrit të presidentit Putin për vendosjen e forcave bërthamore të Rusisë në një gjendje gatishmërie “të veçantë”, raporton BBC.

Ambasadorja e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Linda Thomas-Greenfield, e quajti lëvizjen “të papranueshme” në një intervistë për CBS News.

“Kjo do të thotë se presidenti Putin po vazhdon të përshkallëzojë këtë luftë në një mënyrë që është krejtësisht e papranueshme dhe ne duhet të vazhdojmë t’i frenojmë veprimet e tij në mënyrën më të fortë të mundshme”, tha ajo.

Presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar sot komandën ushtarake të vendosë forcat e parandalimit bërthamor në gatishmëri të lartë, pas deklaratave që i quan “agresive” të vendeve të NATO-s.

Raportohet se Putin po takon ministrin e mbrojtjes Shoigu dhe shefin e shtabit të përgjithshëm Gerasimov në Kremlin.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!