Thursday, May 15, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeBotaKryeministri i Maqedonisë së Veriut: Situata e krijuar do të thellojë krizën...

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut: Situata e krijuar do të thellojë krizën ekonomike dhe energjetike

Teksa lufta në Ukrainë ka hyrë në ditën e tretë, duket se pasojat e asaj që po ndodh atje, po përhapen me shpejtësi në Europë.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, bëri me dije se sfidat më të mëdha që e presin vendin, janë ato energjitike dhe ekonomike.

Kovaçevski shtoi se qeveria e RMV-së do të bëjë sa të mundet për të ulur sadopak efektin e veprimeve ushtarake në Ukrainë, në ekonominë vendase.

“Ne si Qeveri kemi insistuar dhe mundësuam të gjithë resurset dhe energjia të drejtohen në parandalimin e krizës dhe mbështetje ekonomike për qytetarët dhe bizneset. I rritëm pagat dhe pensionet dhe financiarisht i ndihmojmë të gjithë kompanitë”, tha Kovaçevski.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments