Në një luftë ka viktima, por ka edhe të vetëflijuar për të ndihmuar atdheun që të jetë i lirë.
Kështu është rasti edhe një ushtari ukrainas që doli vullnetarë për të shembur urën që mos kalonin rusët me tanke, duke hedhur edhe veten në erë.
Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës në një postim thotë se ura ishte e minuar dhe gati për t’u hedhur në erë. Mirëpo, një autokolonë ruse po kalonte mbi të dhe koha e mjaftueshme për ta shpërthyer në mënyrë të telekomanduar eksplozivin mungonte. Pikërisht në atë çast, Vitaliy Volodymyrovich një ushtar i ri në moshë, thirri në radio njësinë e tij operative.
Ai tha se do të dilte vetë vullnetar për të shpërthyer urën që rusët mos kalonin. Vepra e tij heroike ngadalësoi ndjeshëm avancimin e armikut, duke lejuar njësinë të ri-vendoset dhe të organizojë mbrojtjen e saj.
Ushtari i dha lamtumirën shokëve të tij dhe më pas aktivizoi eksplozivin në mënyrë manuale, duke hedhur urën në erë dhe duke i prerë rrugën autokolonës.