Nuk dua të bëjë përjashtim nga asnjë anëtar i Aleancës për Shqiptarët dhe dua ta bëjë barazinë, i nënshtrohem rregullave njësojë si çdo anëtar tjetër. Kështu u përgjigj kryetari i partisë Aleanca për Shqiptarët, Ziadin Sela , në pyetjen se a do të kandidojë sërish për të parinë e ASH-së, në Kongresin e partisë, i cili do të mbahet më 27 mars.
Ziadin Sela, kryetar i Aleancës për Shqiptarët
“A do të kandidohem apo jo unë? E kam përsëritur edhe tjera herë. Unë jam në funksion të anëtarësisë së ASH-së dhe sjellja ime në të ardhmen do të jetë në funksion të saj. Kuptohet që situata politike pas zgjedhjeve lokale ka pësuar tronditjet e veta politike dhe ne mundohemi bashkë me Arbenin dhe strukturat tjera të Aleancës të sillemi në formë të përgjegjshme. Do të bëhet ashtu siç është më mirë, në funksion që ky proces të ecë, në funksiojë që të ndalen ndërhyrjet e jashtme në ASH”
Sela njoftoi se ASH-ja tani më numëron rrreth 11 mijë anëtarë, prej të cilëve 3.500 janë anëtarësime të reja. Sipas tij, këto shifra janë dëshmi se opozita shqiptare po mobilizohet dhe priten ndryshime të reja tek shqiptarët.
Ziadin Sela, kryetar i Aleancës për Shqiptarët
“Këto janë shifra që premtojnë për një mobilizim akoma më të madh të Aleancës për Shqiptarët në funksion të zgjedhjeve kur do që të mbahen ato. Ne jemi gati për të sjellë ndryshimin, dhe për të kthyer perspektivën dhe shpresën tek të gjithë ata qytetarë të cilët e kanë humbur të njëjtën”
Ai u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të jenë sa më afër me Aleancën për Shqiptarët, sepse siç tha kanë për qëllimi të ardhmen e tyre. Ndërsa sqaroi se anëtarësimi është mbyllur deri në mbajtjen e Kongresit, me synimin që të mos ketë dyshime se dikush me qëllim po anëtarëson individë që të marrë votë në Kongres.
Linda Ebibi /SHENJA/