Komanda ushtarake e Ukrainës ka thënë se katër persona u vranë dhe 10 u plagosën kur një predhë ruse goditi një spital në Vuhledar në rajonin Donetsk në Ukrainën lindore . Mes të plagosurve thuhet se janë gjashtë mjekë.
Ukraina ka thënë se Rusia ka kryer 203 sulme që nga fillimi i ditës me luftime që po vazhdojnë pothuajse në të gjithë territorin, raporton Reuters.
Në një përditësim të veçantë nga ministria e jashtme e Ukrainës, lëshuar në orën 14:00 me orën lokale, zyrtarët thanë se një helikopter rus K-52 dhe tre helikopterë pranë Gostomel u rrëzuan në rajonin e Kievit pranë Mezhyhirya.
Luftimet po vazhdojnë në rajonin e Luhansk, afër qytetit të Schastye dhe “armiku vazhdon të pësojë humbje”, thuhet në deklaratë.
Ai shtoi se “rojet kufitare së bashku me Forcat e Armatosura dhe NMU mbajnë mbrojtjen dhe zmbrapsin sulmet”.
Në rajonin e Odesa-s, 10 ushtarakë thuhet se kanë marrë plagë nga predha gjatë një sulmi.