Saturday, December 27, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeBotaAutomjetet ushtarake ruse hyjnë në Ukrainë nga Krimea

Automjetet ushtarake ruse hyjnë në Ukrainë nga Krimea

- Advertisement -

Automjetet ushtarake ruse kanë hyrë në Ukrainë përmes Krimesë, sipas një video të publikuar nga Roja Kufitare e Ukrainës, sipas CNN.

Është e paqartë se nga cili vendkalim kufitar hyjnë automjetet në Ukrainë, Chongar në lindje ose Kalanchak në perëndim.

Më herët këtë mëngjes, një video e drejtpërdrejtë nga kufiri i Bjellorusisë tregoi një kolonë trupash dhe automjetesh ushtarake që kalonin në Ukrainë.

Videoja është xhiruar rreth orës 6:48 të mëngjesit me kohën lokale në vendkalimin midis Senkivka, Ukrainë dhe Veselovka, Bjellorusi.

Roja Kufitare e Ukrainës tha për CNN në një deklaratë më herët se kufijtë e tyre u sulmuan nga Rusia dhe Bjellorusia, “me përdorimin e artilerisë, pajisjeve të rënda dhe armëve të vogla”.

Top Channel

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!