Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniBekteshi: Gjoba për ata që fitojnë në kurriz të qytetarëve

Bekteshi: Gjoba për ata që fitojnë në kurriz të qytetarëve

Me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, Qeveria në seancën e sotme mori Vendim me të cilin përcaktohet marzhi më i lartë tregtar deri në 5% të çmimit të shitjes të përllogaritur në tregtinë me shumicë, respektivisht deri në 10% të çmimit të shitjes në tregtinë me pakicë si kusht i veçantë në tregtinë me produktet si vijon:

– bukë;
– sheqer;
– kripë;
– miell – tip 400;
– vaj luledielli i papërpunuar dhe vaj luledielli për ngrënie;
– qumësht i qëndrueshëm me yndyrë prej 2.8%, 3.2% dhe 3.5%;
– mish i freskët dhe produkte të mishit të tharë;
– djathë dhe gjizë;
– oriz;
– vezë;
– makarona;
– grurë; dhe
– pemë dhe perime

Duke marrë parasysh informacionet dhe analizat në terren se shpenzimet e prodhuesve të produkteve themelore ushqimore janë në rritje, ky vendim ka për qëllim të kufizojë tregtarët të bëjnë fitim në kurriz të qytetarëve dhe prodhuesve.

Ministri Bekteshi ka dëshmuar edhe njëherë, sikurse vazhdimisht gjatë krizës me Pandeminë dhe tash me krizën energjetike, se gjithnjë është në mbrojtje të qytetarëve.

Me këtë vendim kontrollohet që rritja e çmimeve të produkteve themelore ushqimore të mos ketë ndikim të rëndësishëm në konsumin e qytetarëve, duke marrë parasysh se nga 1 marsi pushon të vlejë vendimi për çmimet më të larta (të ngrira) të produkteve themelore ushqimore.

Në listën e produkteve themelore ushqimore tani janë shtuar edhe pemët dhe perimet, gruri, vaj luledielli i papërpunuar dhe kripa.

Tregtarët me pakicë në shumëm e përgjithshme të marzhit tregtar deri në 10% janë përfshirë rabati dhe kompensimet që tregtari me pakicë i arkëton nga tregtari me shumicë për reklamim dhe për pozicione primare dhe sekondare për ekspozimin e mallrave në rafte apo dollape.

Ky Vendim do të zbatohet nga 1 marsi i vitit 2022 deri më 31 maj të vitit 2022, për shkak të nevojës për të kufizuar rritjen e çmimeve në tre muajt e ardhshëm.

Nëse tregtarët nuk i përmbahen këtij vendimi, vijojnë edhe gjoba
Për shkeljen e këtyre masave në përputhje me nenin 30 të Ligjit për tregti, janë parashikuar

Gjobë në vlerë prej 800 deri në 1.000 euro me kundërvlerë në denarë për mikro-tregtar,
gjobë në vlerë prej 1.600 deri në 2.000 euro me kundërvlerë në denarë për tregtar të vogël,
gjobë prej 3.000 deri 6.000 euro me kundërvlerë në denarë për tregtar të mesëm,
gjobë prej 7.000 deri në 10.000 euro me kundërvlerë në denarëpër tregtar të madh.

Në periudhën e ardhshme, Inspektorati shtetëror i tregut do të dalë në terren me kontrolle të përforcuara te tregtarët, ndërsa qytetarët që do të përcaktojnë çmime me rritje drastike të produkteve themelore ushqimore të denoncojnë në numrin e telefonit falas të ISHT-së 191.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!