Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeBotaNjohja e Donetskut dhe Donbasit nga Rusia, ShBA ndërpret tregtinë me këto...

Njohja e Donetskut dhe Donbasit nga Rusia, ShBA ndërpret tregtinë me këto rajone

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Joe Biden nënshkroi një Urdhër Ekzekutiv për t’iu përgjigjur veprimit të Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin për të njohur të ashtuquajturat Republikat Popullore të Donetsk dhe Luhansk si shtete të pavarura.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Joe Biden nënshkroi një Urdhër Ekzekutiv për t’iu përgjigjur veprimit të Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin për të njohur të ashtuquajturat Republikat Popullore të Donetsk dhe Luhansk si shtete të pavarura.

Urdhri Ekzekutiv parashikon sanksione ndaj personave dhe entiteteve ruse si dhe ndalon tregtinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës me këto rajone.

Në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë shkruhet se “veprimi i Presidentit Putin bie ndesh me angazhimet e Rusisë sipas marrëveshjeve të Minskut, hedh poshtë përkushtimin e pretenduar të Rusisë ndaj diplomacisë dhe minon sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës”, shkruan A2.

Urdhri Ekzekutiv ndalon:

-Investimet në të ashtuquajturat rajone Donbas ose Luhansk të Ukrainës nga një person i Shteteve të Bashkuara, kudo që ndodhet.

-Importimin në Shtetet e Bashkuara, drejtpërdrejt ose tërthorazi, i çdo malli, shërbimi ose teknologjie nga këto rajone.

-Eksportimin, rieksportimin, shitjen ose furnizimi, drejtpërdrejt ose tërthorazi, nga Shtetet e Bashkuara, ose nga një person i Shteteve të Bashkuara, kudo që ndodhet, i çdo malli, shërbimi ose teknologjie në të ashtuquajturat rajone DNR ose LNR të Ukrainës.

-Megjithatë, Departamenti i Thesarit po lëshon licenca për të siguruar që aktivitetet humanitare dhe aktivitetet e tjera të ngjashme mund të vazhdojnë në këto rajone.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!