Saturday, April 19, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniAksident tragjik në Podmoll: Humb jetën 30 vjeçari, një tjetër person lëndohet...

Aksident tragjik në Podmoll: Humb jetën 30 vjeçari, një tjetër person lëndohet rëndë

Një person ka humbur jetën në një aksident automobilistik që ka ndodhur mbrëmë gjysmë ore pas mesnate në magjistralen Ohër – Kërçovë afër fshatit Podmoll.
Aksidenti ka ndodhur në mes dy veturave të me targa të Ohrit i tipit Audi i drejtuar nga M.L (24) nga fshati Belçishtë dhe Volkswagen Polo i drejtuar nga H.K (30) nga Ohri.

Nga përplasja H.K ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes ndërsa me lëndime të rënda trupore. ka përfunduar personi M.L i cili me automjet të Shërbimit Urgjent Mjekësor është transferuar në Spitalin “Shën Erazmo” në Ohër.

Me urdhër të prokurorit publik në trupin e të ndjerit do të bëhet autopsi, ndërsa shkaqet e aksidentit do të jepen nga hetimet.

(Struga Ekspres)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments