Kasami pas takimit me Mickoski: Do të kemi koordinime të përbashkëta në drejtim të imponimit të zgjedhjeve të parakohshme
SI18.02.2022 325 Less than a minute
Kryetari i Tetovës Bilall Kasami, sot priti në takim liderin e VMRO-së, Hristijan Mickoskin.
Në këtë takim, siç tha Kasami, u bisedua për koordinim të partive opozitare për shkuarjen në zgjedhje të parakohshme, shkruan Alsat.
“Biseduam për bashkëpunimin në nivel qendror si dy parti opozitare që të ofrojmë zgjidhje për problemet që ballafaqohet shteti në këto momente kritike. Biseduam për zgjidhjen ekonomike, veçanërisht për krizën energjetik. U dakorduam që ditët në vazhdim të kemi koordinime të përbashkëta në drejtim të imponimit të zgjedhjeve të parakohshme, që vullneti i qytetarëve të vijë në shprehje edhe në pushtetin qendror”, tha Kasami./ Alsat.mk