Saturday, April 19, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiASH Strugë: Kjo është rruga që Ramis Merko e nisi gjatë fushatës...

ASH Strugë: Kjo është rruga që Ramis Merko e nisi gjatë fushatës zgjedhore, mashtroi qytetarët (FOTO)

Qytetarë të nderuar,

Pamjet që po shihni janë “punë” të nisura gjatë fushatës së zgjedhjeve lokale, edhe atë vetëm 1 javë para ditës së zgjedhjeve (në kundërshtim të plotë me kodin zgjedhor), pa projekte konkrete për realizim, dhe më e keqja e gjithë kësaj situate e që padyshim dëmton qytetarët në veprimtarinë e tyre të përditshme, është se këto rrugë vazhdojnë të jenë pa ndonjë zgjidhje konkrete edhe pas 100 ditëve të para të mandatit të katërt të Ramis Merkos dhe klanit të tij.

#agjendaegjelbërt
#strugaqënukduam

Në ditët në vazhdim, grupi i këshilltarëve të Aleancës për Shqiptarët do vazhdojë të publikojë dhe informojë opinionin në lidhje me mashtrimet dhe gënjeshtrat që pushteti lokal po vazhdon t’ju bëjë qytetarëve.

E vërteta nuk mundet dhe nuk ka se si të fshihet!

Rruga në fjalë gjendet në qendër të qytetit!
ASH-Strugë

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments