Moti sot në vend do të jetë i ndryshueshëm me reshje lokale të shiut. Në vendet më të larta malore do të ketë reshje të borës.
Gjithashtu do të fryjë erë mesatare nga drejtimi juglindor.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 0 deri 6 gradë celcius, ndërsa ato maksimale do të jenë në interval prej 8 deri 14 gradë celcius.
Gjatë ditëve të ardhshme moti pritet të jetë stabil me temperaturat më të larta ditore.