Kryeministri britanik Boris Johnson thotë se “dëshmitë janë të qarta” se Rusia planifikon pushtimin në Ukrainë.
Johnson situatën në Ukrainë e ka përshkruar si tejet brengosëse.
Madje ai ka anuluar udhëtimin në veriperëndim të Anglisë, pasi siç thotë ai ekzistojnë “gjurmë që tregojnë se Rusia po kryen përgatitjet serioze”, shkruan BBC.
Arsyeja e anulimit të udhëtimit nëpër Britani të Madhe është se më vonë do të rikthehet në Londër, ku do të diskutojë me krerët e agjencive të inteligjencës për të dhënat më të fundit mbi situatën në Ukrainë.
Johnson ka bërë të ditur se do të shter të gjitha rrugët, për të parandaluar pushtimin e Ukrainës nga ana e Rusisë.
Në anën tjetër, Rusia mohon kategorikisht pretendimet për pushtimin e Rusisë, pavarësisht faktit se mbi 100 mijë ushtarët janë mbledhur përgjatë kufijve me Ukrainën dhe 30 mijë tjerë në afërsi të kufirit me Bjellorusinë.