Sunday, April 20, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeBotaE tmerrshme/ 15 vjeçari spanjoll vret prindërit dhe vëllain e tij pasi...

E tmerrshme/ 15 vjeçari spanjoll vret prindërit dhe vëllain e tij pasi i hoqën internetin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Spanjë ku një 15 vjeçar ka vrarë prindërit dhe vëllain e tij të vogël.

Mediat e huaja bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur në Elçe të Spanjës, ku adoleshenti ka vrarë dhe ka qëndruar për tre ditë me trupat e pajetë në banes. Ngjarja e rëndë është zbuluar nga të afërmit e adoleshentit pasi janë merakosur pasi nuk kishin asnjë kontakt me ta.

Kur ato kanë shkuar në banesë adoleshenti është përgjigjur me gjakftohtësi se di i kishte vrarë prindërit dhe vëllain e tij dhjetë vjeçar.

Krimi makabër kishte ndodhur pas një konflikti që ai kishte pasur me prindërit për rezultatet e ulëta në shkollë dhe vendimin për ti hequr internetin.

Ndërkohë tashmë policia ka bërë arrestimin e tij dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments