Moti nesër do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri në mesatare të cilat në orët e pasdites dhe të mbrëmjes do të rriten gradualisht. Nëpër disa fushëgropa do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare.
Siç kumtoi DPHM, nga e premtja pason periudha e motit të ndryshueshëm me vranësira me reshje të kohëpaskohshme lokale të shiut, ndërsa në male dhe në viset më të larta reshjet do të jenë me borë. Temperaturat ditore do të jenë dukshëm në rënie.