Tuesday, April 22, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniLirimi i Mijallkovit, SHGM dënon sjelljen e personave të uniformuar ndaj gazetarëve

Lirimi i Mijallkovit, SHGM dënon sjelljen e personave të uniformuar ndaj gazetarëve

Nga Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë kanë reaguar pas ngjarjeve para Burgut të Shutkës, ku gazetarët u penguan në punën e tyre nga zyrtarë në uniformë pranë Burgut “Shkupi” në Shuto Orizarë derisa Sasho Mijallkov po largohej nga burgu, ku po vuante masën e paraburgimit. Nga thonë SHGM do të kërkojnë përgjegjësi nga MPB dhe Drejtoria e burgjeve.

Në lidhje me: Mijallkov lirohet nga paraburgimi! Qesh me shprehjen “gjithë shteti s’mund të më bëjë asgjë”

“SHGM dënon qëndrimin e zyrtarit në uniformë nga Burgu i Shkupit në Shuto Orizarë i cili i shtyu gazetarët dhe kameramanët dhe i pengoi në kryerjen e punën së tyre në momentin kur ish-drejtori i DSK-së Sasho Mijalkov u lirua nga paraburgimi sonte para burgut. SHGM do të kërkojë përgjegjësi nga Ministrinë e Brendshme dhe nga Drejtoria e Burgut për qëndrimin tejet të pahijshëm dhe të papranueshëm të zyrtarëve të uniformuar ndaj ekipeve gazetareske të TV Klan dhe A1on”, thuhet mes tjerash në reagimin e SHGM.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments