Tuesday, November 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniOpozita: Kovaçevski dhe Qeveria e tij nuk e kanë legjitimitetin e popullit

Opozita: Kovaçevski dhe Qeveria e tij nuk e kanë legjitimitetin e popullit

Gazetar: Mefail Ismaili

Dimitar Kovaçevski dhe Qeveria të cilën do ta udhëheq ai, nuk do të kenë legjitimitet nga populli. Kështu vlerësojnë liderët e partive politike opozitare, të cilët kërkojnë zgjedhje të shpejta parlamentare, shkruan Alsat.

Kreu kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski kritikoi presidentin, pasi sipas tij me pa të drejtë ia dha mandatin Kovaçevskit.

“Pendarovski vazhdon të jetë pjesë e regjimit hibrid dhe shtetit të robëruar dhe ia jep mandatin personit që as nuk ka marrë pjesë në zgjedhje, as nuk e ka kërkuar besimin, e as nuk ka asnjë lloj kredibiliteti për ta marrë mandatin. Pres të vazhdojë Zaevizmi për shkak se përveç asaj përkuljes që e pamë, përveç fjalimit ndaj paraardhësit të tij me fjalët “kryetar” dhe glorifikimeve, asgjë tjetër nuk dëgjuam”, tha Hristijan Mickovski, VMRO-DPMNE.

Jolegjitime Qeverinë aktuale e quajnë edhe kreu i Aleancës Ziadin Sela dhe ai i Besës Bilall Kasami.

“Fjala e Zaevit është fjalë e thënë para opinionit, e Ai ose duhet të shkojë deri në fund ose të shpall zgjedhje që të shkojmë në zgjedhje. Ali Ahmeti dhe BDI nuk kanë po ashtu legjitimitet që të jenë pjesë e kësaj Qeverie. Erdhën me premtimin se do të ketë kryeministër shqiptarë dhe për së dyti herë votojnë kryeministër maqedonas, të parin Zoran Zaevin, tani Kovaçevskin. Afrim Gashi dhe Alternativa nuk kanë legjitimitet për shkak se kanë marrë vota, bashkë me Selën dhe Aleancën”, u shpreh Ziadin Sela, ASH.

“Kjo Qeveri e ka humbur legjitimitetin dhe unë besoj fuqishëm që duhet të ketë një shqyrtim të situatës aktuale politike, që të kemi shprehjen e lirë të vullnetit të qytetarëve edhe në institucionet qendrore. Dështimi i kësaj Qeverie që të ruaj vlerat bazë të demokracisë dhe mos gjetja e zgjidhjes me Bullgarinë, na ka sjellë një situatë ku edhe më tutje nuk kemi një vizion të qartë, nuk kemi një situatë të qartë sa i përket integrimit në BE”, theksoi Bilall Kasami, Lëvizja BESA

Partitë opozitare, po ashtu thonë se pas Vitit të Ri, do të shfrytëzojnë të gjitha mekanizmat demokratik, për të bindur qytetarët që Qeveria është jo legjitime. /Alsat.mk

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!