Sot policët e Departamentit të Punëve të Brendshme Qendër dhe Bit Pazar kanë arrestuar F.M.(31) nga Shkupi.
Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, ai dyshohet se gjatë ditës ka kryer katër vepra penale “vjedhje të rënda” dhe atë një në barnatore dhe tre në shitore në rrugën “Orce Nikollov”, “Mitropolite Teodosi Golloganov” dhe në sheshin “Maqedonia”, ku njëra prej tyre ka qenë tentativë dhe ka marrë mjete të ndryshme dhe para.
Në bisedë zyrtare me policët ai i ka pranuar veprat dhe pas dokumentimit të rastit kundër tij do të shqiptohet kallëzim përkatës.