Sunday, April 20, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniMbi 9 mijë prindër në Maqedoni kërkojnë që mbajtja e maskës në...

Mbi 9 mijë prindër në Maqedoni kërkojnë që mbajtja e maskës në shkolla të mos jetë e detyrueshme

Iniciativa qytetare që angazhohet për zgjedhje në lidhje me mbajtjen e maskave nëpër shkolla, dje ka mbajtur protesta në Shkup, Manastir, Kavadar, Shtip, Kumanovë, Strumicë, Ohër dhe qytete tjera.

Nisma, e cila brenda pak ditësh mori më shumë se 9 mijë mbështetës në rrjetet sociale, angazhohet që protokollet e Covid-it në arsim të ndryshojnë, pra përdorimi i maskave nga i detyrueshëm, të jetë zgjedhje e prindërve.

Prindërit thonë se protokollet janë të palogjikshme dhe sipas tyre klubet sportive, restorantet, këndet e lojërave mund të përdoren pa maska, ndërsa nxënësit nuk lejohen të hyjnë në shkolla nëse nuk mbajnë maska.

Sipas tyre, pasojat e përdorimit të maskave që bllokojnë rrjedhjen e oksigjenit në tru, do të kenë pasoja afatgjata për shëndetin e tyre mendor dhe fizik.

Ata janë të vendosur që nga gjysmëvjetori i ardhshëm, fëmijët e tyre nuk do të shkojnë në shkollë me maskë.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments