Tuesday, November 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniKurti: Javën që vjen do të nisin punimet në kompleksin memorial “Adem...

Kurti: Javën që vjen do të nisin punimet në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz

Javën që vjen do të nisin ndërhyrjet e para emergjente në ndërtesën e Kompleksit Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. Kështu ka bërë të ditur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e tretë të Komitetit Ndërministror për koordinimin e procesit, përzgjedhjen e projektit dhe monitorimin e procesit të implementimit të projektit për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Kurti ka thënë se nga themelimi i këtij komiteti është ecur në hapa të sigurt dhe në veprime konkrete.

“Nga themelimi i këtij komiteti kemi ecur me hapa të sigurt dhe veprime konkretet. Kemi vlerësuar gjendjen e ndërtesave brenda kompleksit tani po nisim ndërhyrjet emergjente. Kemi identifikuar ekspertët më të mirë, tani po e themelojmë komisionin e ekspertëve. Kemi nisur vlerësimet e para për çështjet pronësore brenda kompleksit ndërsa nga fillimi i viti të ardhshëm fokusi ynë do të jetë projekti i madh, pra masterplani për kompleksin memorial. Gjatë mbledhjes së kaluar kemi miratuar raportin përfundimtar të vlerësimit të gjendjes fizike të ndërtesave brenda kompleksit, raporti është hartuar nga inxhinierët dhe profesorët e fakultetit të ndërtimtarisë ndërkaq kjo është hera e parë që është realizuar një vlerësim i tillë profesional. Pas konstatimit të gjendjes kemi ndërmarr hapat e nevojshme. Javën që vjen nisim ndërhyrjet e para emergjente në ndërtesën e kompleksit”, tha Kurti

I pari i Qeverisë është zotuar se në afatin optimal do të nisin punimet për të jetësuar projektin e Kompleksit Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

“Ne i kemi mobilizuar të gjitha kapacitet tona dhe në këtë rrugëtim nuk do të kursejmë asgjë nga vetja jonë. Hartimi i projektit dhe nisja e punimeve brenda kompleksit janë detyrat ligjore të këtij komiteti dhe njëherit edhe detyrimi ynë moral ndaj familjes Jashari. Si kryeministër zotohem se bashkë me Qeverinë tonë do të bëjmë më të mirën e mundshme që në afatin më optimal të nisim punimet për të jetësuar projektin e madh kombëtar, masterplanin e kompleksit memorial Adem Jashari”, u shpreh Kurti./KP

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!