Ministria e Shëndetësisë njofton se nga 1766 teste të kryera, janë regjistruar 127 raste të reja të të infektuarve me Kovid-19, dhe atë: Shkup-90, Ohër-9, Manastir dhe Shtip nga 6, Kavadar-4, Strumicë-3, Prilep, Resnjë dhe Vinicë nga 2, Kumanovë, Kërçovë dhe Strugë nga 1. Ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë për 261 pacientë të shëruar, ndërkohë që betejën e kanë humbur 6 pacientë.