Sali Berisha: Të dashur qytetarë dhe qytetare shqiptarë, demokrate dhe demokratë, në këtë bulevard, në Shqipëri dhe kudo që ndodheni sonte. Ne ngrihemi fuqishëm në mbrojtje të interesave jetike të kombit shqiptar, të shoqërisë shqiptare, ne jemi mbledhur sot këtu për të protestuar kundër projektit fantazëm të alesancës trilaterlae Beograd- Tiranë-Shkup. Kjo nuk është një protestë kundër bashkëpunimit rajonal, ne jemi, kemi qenë dhe mbetemi të angazhuar për integrime rajonale, por kjo është një protestë kundër një projekti i cili është refuzuar në mënyrë kategorike nga Bosnja Hercegovina, Mali i Zi dhe Kosova, është shpallur si kërcënim, nuk synon gjë tjetër veçse vendosjen e hegjemonisë serbe në këtë rajon. Jemi kundër këtij projekti sepse historia ka dëshmuar se një nga dështimet më të mëdha ka qenë ideja e hegjemonizmit serb në gadishullin tonë. Bie ndesh me intereain tonë kombëtar. Rindërtoi hartën e rajonit duke fshirë Kosovën. Më vonë projekti mori emrin Ballkani i Hapur për të nderuar autorin apo propagandistin e shoqërisë së hapur që nuk nguronte të promovonte ndarjen e Kosovës. Miqtë e mi sot ne protestojmë si shqiptarë në këtë shesh sepse mini-Ballkani i hapur është projekti djallëzor me të cilin kërkohet ndarja e Kosovës, një përpjekje aventurierësh. Lexoni letrën e tyre që këta aventurierë i drejtuan Brukselit, në asnjë rresht, në asnjë vend nuk flasin për vende të barabarta.