Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniMos marrja e datës, reagon opozita: Të shkohet në zgjedhjet të parakohshme!

Mos marrja e datës, reagon opozita: Të shkohet në zgjedhjet të parakohshme!

Ile Petrevski

Një sërë reagimesh nga partitë politike një ditë pas dështimit të vendit për t’i nisur bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Opozita nga blloku shqiptar akuzon qeverinë si fajtore për epilogun e këtillë. Sipas saj qeveria punon për interesat e veta dhe jo për të ardhmen e Maqedonisë. Konfirmimi i kësaj sipas Lëvizja Besa është krimi në nivelet më të larta të pushtetit, korrupsioni me të cilin përballen çdo ditë qytetarët dhe regjimi hibrid në vend, shkruan Alsat.

Nga VMRO-DPMNE thonë se mos-marrjen e datës do ta komentojnë në ditët në vijim, pas përfundimit të Samitit të shefave të shteteve të BE-së. Por thonë se tani, pas ngjarjeve të tilla, pjesëmarrja e Alternativës në qeveri është e parëndësishme.

“Presim që Alternativa të largohet nga Qeveria sepse arsyeja kryesore që ata dhanë nuk ekziston për pjesëmarrjen e tyre në këtë qeveri”- deklaroi Naum Stoillkovski VMRO-DPMNE.

Nga LSDM-ja thonë se nuk janë fajtorë për këtë epilog.

“Si shtet ne bëmë gjithçka për plotësimin e kushteve dhe për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE. Pritjet që Bullgaria të heqë bllokadën në frymën e vlerave evropiane vërtetë janë të arsyeshme”.

Tani opozita kërkon zgjedhje të parakohshme të menjëhershme, ndërsa pushteti kërkon durim se gjërat do arrijë t’i realizojë në dobi të shtetit. Pritjet lidhur me integrimet evropiane janë se Maqedonia do mbetet e bllokuar dhe pa datë për fillimin e bisedimeve me BE-në edhe të paktën gjysmë viti.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!