Tuesday, April 30, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeSliderTronditet Reali, Modriç dhe Marselo me koronavirus

Tronditet Reali, Modriç dhe Marselo me koronavirus

Marselo dhe Luka Modric, kanë rezultuar pozitivë me koronavirus. Shifrat e pandemisë po rriten në të gjithë Spanjën këtë vjeshtë dhe virusi i rrezikshëm është rikthyer në dhomën e zhveshjes së skuadrës madrilene, pavarësisht masave të forta sanitare që mbeten në fuqi në “Valdebebas”.

Të dy lojtarët janë izoluar në shtëpi dhe evolucioni i sëmundjes së tyre do të monitorohet nga afër. Në orët në vijim, pjesa tjetër e lojtarëve, si dhe stafi stërvitor, do të kalojnë testet e reja PCR për të zbuluar nëse ka ndonjë pozitiv tjetër në skuadër.

Kujtojmë se në seksionin e basketbollit si Pablo Laso ashtu edhe Tomas Heurtel rezultuan pozitivë pak ditë më parë, gjë që alarmoi se virusi kishte mbërritur në qytetin sportive, ku stërviten të dyja skuadrat. Në korrik ishin Karim Benzema, David Alaba dhe Álvaro Odriozola pozitivë, të fundit në radhë, para se të fillonte sezoni. Të dy u rikuperuan pa probleme dhe ishin në dispozicion për ndeshjen e parë të La Liga-s kundër Alavés.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments