Nuk ka ende asnjë të arrestuar pas sulmit në autobus në fshatin Gllogjan të Deçanit, që la të vdekur 2 studentë dhe shoferin e autobusit.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, tha për Klankosova.tv se ende policia nuk ka dijeni për vend-ndodhjen e të dyshuarit.
Dyshimet e para të policisë janë se sulmi është kryer nga një person i vetëm.
Nga sulmi i mbrëmshëm që tronditi Kosovën mbetën të vdekur dy nxënës të moshave 19 dhe 17 vjeç, si dhe shoferi i autobusit, ndërsa nxënësi tjetër i lënduar i cili është në tretman mjekësor është po ashtu 17 vjeçar.