Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniPikëlluese/ Mësuesi i muzikës, Ismet Zejnullahu ende nuk mund të besojë humbjen...

Pikëlluese/ Mësuesi i muzikës, Ismet Zejnullahu ende nuk mund të besojë humbjen e nxënësve

Mësuesi i lëndës së muzikës në Shkollën Fillore “Ismail Qemai” në Shkup, Ismet Zejnullahu, është edhe mësues i nxënësve të cilët ditë më parë humbën jetën në aksidentin e tmerrshëm të autobusit në Bullgari. Një dhimbje e madhe që iu shkaktua me këtë rast, sikur nuk po mund të rikuperohet aspak. Tronditja shpirtërore është e madhe, pasi Ismeti nxënësit i trajton sikurse fëmijët vet. Sikur nuk mund të pajtohet me faktin se nxënësit e tij nuk do të jenë më në mesin e tij, ku ai me shumë dashuri e përkushtim, nxënësit i mëson për artin dhe edukatën e lëndës muzikore.

“Nuk mund të gjej fjalë për të shprehur gjendjen time shpirtërore kur dëgjova për lajmin e kobshëm. U tmerrova, nëpër kokë më kaluan lloj-lloj mendimesh të errëta. Ajo që ishte edhe më e rëndë, kumtimi i lajmit për nxënësit e tjerë, të cilët psikologjikisht është dashur të përgatitemi për t`ua treguar të vërtetën e hidhur. Ata u ndjenë shumë keq, pasi bëhej fjalë për bashkëmoshatarë të tyre, të cilët e ndanin së bashku një bankë. Dy ditët e kaluara ka qenë shumë vështirë të mbahet mësim për shkak të pikëllimit të madh e tronditjes”, rrëfen mësuesi.

Me t`u pranuar lajmi i kobshëm, shumë nxënës e kanë ndjerë vetveten tepër keq. Sipas mësues Ismetit, tre-katër nxënës janë alivanosur, ndërsa në shkollë është duke mbretëruar një atmosfera e zymtë.

“Për nder të viktimave të tragjedisë, këshilli i arsimtarëve të mërkurën organizoi një marsh me nxënësit dhe arsimtarët, prej shkollës e deri te Sheshi i Skënderbeut, ku nxënësit vendosën lule. Dy nxënës ishin të klasës së nëntë, një nxënës i klasës së tetë, një nxënës i klasës së gjashtë dhe një vajzë e vogël ishte klasa e dytë”, rrëfen më tej mësuesi Ismet Zejnullahu i cili për vite të tëra është përkujdesur që të edukojë gjenerata të shumta në fushën e muzikës.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!