Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniDy policë janë në mesin e viktimave të aksidentit tragjik

Dy policë janë në mesin e viktimave të aksidentit tragjik

Në mesin e 44 viktimave nga aksidenti i 23 nëntorit në Bullgari janë edhe dy nëpunës policorë. Burime brenda Ministrisë së Punëve të Brendshme konfirmojnë se në autobusin e aksidentuar ndodheshin edhe Enis Ramanovski 41 vjeç, zëvendëskomandant i policisë në Dibër dhe Sade Mustafovski 50 vjeç, polic në pikën kufitare “Bllato” me Republikën e Shqipërisë.

Përveç MPB-së, informacionin e kanë konfirmuar edhe familjarët nga ku bëjnë të ditur se Ramanoski dhe Mustafoski gjatë fundjavës së kaluar në Stamboll ishin me bashkëshortet e tyre të cilat gjithashtu janë në mesin e viktimave nga aksidenti tragjik, Zilija Mustafovska 48 vjeçare dhe Almira Ramanovska 37 vjeçare. Familjarët në rrjetet sociale kanë shpërndarë edhe fotografinë e fundit të katër viktimave gjatë qëndrimit të tyre në Stamboll.

Enis Ramanovski 1980
Almira Ramanovska 1984
Sade Mustafovski 1971
Zilija Mustafovska 1973

Nga Ministria e Punëve të Brendshme bëjnë të ditur se për konfirmim zyrtarë të identitetit do të priten rezultatet e analizave dhe ekspertizës së ADN-së. Deri tani MPB nuk ka konfirmuar zyrtarisht vdekjen e nëpunësve të tyre në aksidentin e 23 nëntorit në Bullgari. /Alsat.mk

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!