Andrea Çobanova
Shpesh ndodhin aksidente rrugore në autostradën e “Struma”. Është një rrugë me kthesa të shumta, të përpjeta dhe tatëpjetë. Sipas kryetarit të Komunës së Përnikut, kjo rrugë bëhet edhe më e vështirë për drejtuesit e mjeteve për shkak të kushteve atmosferike, ndërsa në momentin e aksidentit autostrada ka qenë e lagësht për shkak të shiut.
“Rruga është e lagësht. Kjo pjesë ka një tatëpjetë shumë të madhe. Që nga dita e djeshme ka rënë shi. Nuk mund të thuhet nëse arsyeja është moti i keq, por arsyet mund të jenë të shumta”, deklaroi Stanislav Vladimirov, kryetar i komunës së Pernikut.
Ekspertët e sigurisë rrugore në Bullgari kanë kërkuar tashmë dorëheqje nga Agjencia Ekzekutive për Administrimin e Automjeteve dhe drejtorit të Agjencisë së Sigurisë Rrugore në Agjencinë e Infrastrukturës Rrugore për shkak të mirëmbajtjes jo të duhur të këtij seksioni.”
“Ne vazhdimisht kemi dërguar sinjale për situatën e pasigurt në atë seksion. Ne dërgojmë raporte të detajuara me shkrim se çfarë duhet të ndryshojë dhe çfarë duhet përmirësuar”, tha Diana Rusinova nga Qendra Evropiane për Politika të Transportit.
Edhe kryetari i Sindikatës së vozitësve tregon se shpejtësia në këtë rrugë është e papërshtatshme, me shumë kthesa dhe pjerrësi. Është rrugë ekspres me lëvizje të lejuar prej 120 kilometra në orë.
“Nuk është autostradë, por rrugë ekspres me shpejtësi maksimale prej 120 kilometra në orë. Në këto shpate të pjerrëta, freni i motorit të makinës është i shtrënguar, është përgjegjësi e shoferit. Gardhet e ulëta nuk duhet të ekzistojnë në seksione të tilla të rrezikshme”, theksoi Jonko Ivanov Kryetar i Sindikatës së Shoferëve për trajnim auto-moto.
Pjesa rrugore ku u rrëzua autobusi është hapur në vitin 2004, ku sipas ekspertëve bullgarë ende mungojnë sinjalistika dhe sistemet e kufizimit të shpejtësisë. Sipas informacioneve, ky seksion është ndërtuar nga kompania maqedonase e ndërtimit “Mavrovë”./Alsat.mk