Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeShëndetësiJa pse nuk duhet të hiqni asnjëherë lëkurën e mollës

Ja pse nuk duhet të hiqni asnjëherë lëkurën e mollës

Nëse doni që të hani frutat pa lëkurë, sigurisht që do të thotë se jeni duke menduar për largimin e pesticideve, megjithatë, jeni duke bërë një gabim.

“Lëkura e mollës mund të përmbajë 90 përqind të pesticideve ekzistuese, por edhe 50 përqind të lëndëve ushqyese”, thotë Joe Robinson, autor i librit “Eating on the Wild Side”.

Sipas autorit, është mirë që të bleni mollë organike dhe të hani edhe lëvoren e mollës.

Nëse kjo nuk është e mundur, ai thotë se frutat mund t’i lani në sodë buke. Sipas hulumtimit të botuar në Journal of Agricultural and Food Chemistry, njomja e mollëve në ujë dhe sodë buke për 12 deri në 15 minuta mund të heqë 80 për qind të fungicidit që mund të depërtojë në lëvozhgë.

Përzierja gjithashtu do të heqë 96 për qind të pesticideve. Larja në ujë të zakonshëm të rubinetit nuk është aq efikase.

Soda e bukës duket se shkatërron molekulat e pesticideve dhe kështu ndihmon në pastrimin e frutave tuaja. Madhësia ideale për pastrim është dy gota ujë dhe një lugë çaji sodë buke.

Përveç mollëve, shumë e shëndetshme është edhe lëvozhga e shalqinit. Ai përmban aminoacidin citruline, i cili përmirëson marrjen e oksigjenit gjatë ushtrimeve të qëndrueshmërisë. Për të reduktuar hidhësinë e kores, hajeni të gatuar si recel.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!