SHUMI zgjodhi Kryetarin e Bashkësisë Lokale
Në tubimin e qytetarëve të Shumit që u mbajt në ambientet e “Shtëpisë së Fshatit” në Shum,qytetarët e tubuar njëzëri e zgjodhën Kryetar të Bashkësisë Lokale në 4-vjetët e ardhshme z-Ndriçim Dauti ndërsa Nënkryetar të Bashkësisë Lokale e zgjodhën z-Zogu Beluli ,ndërsa Sekretar e zgjodhën z-Faton Imeri njohtojnë nga Njësisë për Bashkëpunim me Bashkësitë Lokale dhe Mbrojtje dhe Shpëtim.
Kërkesë kryesore e qytetarëve të Shumit në tubim ishte fillimi i punimeve të Kanalizimit në fshat si dhe zgjerimi i rrugës Teferiç – Shum.
Përndryshe edhe këtë takim me qytetarët e f.Shum e organizoi Njësia për Bashkëpunim me Bashkësitë Lokale dhe Mbrojtje dhe Shpëtim.