Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka bërë të ditur se është në komunikim të vazhdueshëm me liderin e Alternativës, Afrim Gashin. Mickoski beson se Alternativa nuk do të jetë pjesë e Qeverisë.
“Me Gashin komunikoj çdo ditë. Nuk kam dilemë, por mbetet në zgjedhjen e tij. E fundit është se Gashi është në koalicion me Selën, i cili u formua në zgjedhjet e fundit parlamentare dhe lokale tani. Këshilltari i Gashit në Këshillin e Qytetit të Shkupit e ka përkrahur kryetarin e ri, Trajko Sllaveski. Kemi raporte korrekte”, deklaroi Mickoski në “Utrinski Brifing. /SHENJA/