Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeOpinionNëse ‘Alternativa’ bëhet pjesë e koalicionit qeverisës LSDM-BDI?

Nëse ‘Alternativa’ bëhet pjesë e koalicionit qeverisës LSDM-BDI?

Nga Kim Mehmeti

Nëse ‘Alternativa’ bëhet pjesë e koalicionit qeverisës LSDM-BDI?

E para, më duket e pamundur diçka e tillë, ngaqë dua të besoj se drejtuesit e saj e dinë se një veprim i tillë do ishte i turpshëm dhe politikisht vetëvrasës për ta.

Por nëse megjithatë ndodh edhe ajo çudi, atëherë do e pranojë se as imagjinata ime e shkrimtarit nuk mund ta gëlltit tërë këtë perversitet të turpshëm të politikanëve të këtushëm shqiptarë, të cilët sot bashkohen për ta rrëzuar qeverinë, e nesër bëhen pjesë e saj.

Në të vërtet, edhe aq sa ndodhi gjerë më tani me deputetët që para dite ishin me opozitën që donte ta rrëzojë qeverinë, e pasdite me ‘zemrën në Bruksel’, tregon se me shumëçka, ne shqiptarët e Maqedonisë, lëmë përshtypje se bëjmë politikë të kohës së gurit dhe se, për pushtet, jemi të gatshëm ta vrasim edhe nënën që na ka lindur.

Dhe pas gjithë kësaj, pra pasi ke parë se në Maqedoni kush e përfaqëson shqiptarinë, si mund të mos ndjehesh keq dhe, si mund të mos ndjehesh i turpëruar!

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!