Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniBDI: Dështuan lajmet e rreme të shpërndara nga Aleatët e Levicës, Taravari...

BDI: Dështuan lajmet e rreme të shpërndara nga Aleatët e Levicës, Taravari dhe Sela, Kasami dhe Hoxha

Bashkimi Demokratik tashmë ka reaguar edhe zyrtarisht përmes një komunikate pas dështimit të mocionit të mosbesimit ndaj Qeveris. Nga BDI thonë se kanë ngadhnjyer qytetarët dhe kanë triumfuar forcat progresive euro-atlantike, ndërkaq akuzojnë disa nënshkruaes të nismës për mocion të mosbesimit për lajme të rreme.

“Me dështimin e iniciativës regresive për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut u dëshmua edhe njëherë se forcat anti-NATO, anti-BE, anti miqësisë me Uashingtonin dhe Brukselin, nuk mund të ngadhnjejnë ndaj rrugëtimit euro-atlantik të vendit. Pas ngjarjeve të ditës së djeshme kanë ngadhnjyer qytetarët dhe kanë triumfuar forcat progresive euro-atlantike, miqësia me Bashkimin Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Lajmet e rrema të shpërndara nga Aleatët e Levicës, Taravari dhe Sela, Kasami dhe Hoxha, dështuan tërësisht. Ata nuk e kanë mandatin nga populli dhe duhet të kërkojnë falje për gjithë stresin që i kanë shkaktuar qytetarëve dje.”, thuhet mes tjerash në reagimin e BDI-së.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!