Sot ishte dita kur të gjitha maskat ranë, kur regjimi aktual u vetëkonfirmua, kur të gjithë ne dëshmuam dhe vazhdojmë të dëshmojmë se kush jemi dhe për çfarë jemi!
Sot regjimi hibrid LSDM-BDI përfundimisht u delegjitimua, ndërsa tani nuk ka as legalitet me vetëm 59 vota dhe një deputet që ndodhet ende në rrethana misterioze.
Sot u konfirmua se qytetarët dhe opozita kishin të drejtë në këmbënguljen për rrëzimin e këtij regjimi që thirret në BE me mekanizma antievropiane.
Ky regjim sot dëshmoi se në çfarë mënyre qëndron në pushtet; me presione, kërcënime e shantazhe!
Por, ky regjim nuk do të mbijetojë përkundër çdo akrobacioni që po bëjnë!
Aleanca për Shqiptarët