Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ka publikuar fotografi nga spitali. Ai shkruan se ka pasur intervenim të lehtë kirurgjik. Mickoski falënderon personelin mjekësorë ndërkaq thotë se vazhdon betejën politike.
“Një ditë dinamike. Një deputeti i rrëmbyer, krim, shantazh, turp, dhe normalisht dëshira më e madhe e LSDM-BDI-së që unë të mos isha në politikë… Dhe pas 45 minutash të një intervenimi të lehtë kirurgjik, ndihem mirë”, ka shkruar Mickoski.