Artan Grubi në një prononcim të shkurt ka komentuar zhvillimet në Kuvend, dhe refuzimin që ka shprehur deputeti i BESËS, Kastriot Rexhepi për të votuar kundër Qeverisë.
Ai tha se e njeh personalisht Kastriot Rexhepin ngase të dytë kanë punuar në ambasadën e Holandës.
“Kastrioti ka qenë gjithmonë i orientuar drejt BE-së dhe NATO-s. Ia di bindjet e plota që zemra e tij fle në Washington dhe Bruksel”, deklaroi Grubi.