Sunday, April 20, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniGrubi për vendimin e Rexhepit: Zemra e tij fle në Washington dhe...

Grubi për vendimin e Rexhepit: Zemra e tij fle në Washington dhe Bruksel

Zëvendëskryeministri Artan Grubi, ka komentuar vendimin e Kastriot Rexhepit për mospjesëmarrje në seancën ku pritet të votohet rrëzimi i Qeverisë, shkruan Alsat.

Grubi ka thënë se në kuvend ka dy rrreshtime, një që është drejt properëndimit dhe një rreshtim që na sjellë drejt izolimit.

Ai është pyetur në lidhje me akuzat që iu bënë nga i pari i Lëvizjes Besa, se pushteti ka kërcënuar deputetin Rexhepi, ndërsa ka thënë se është e pavërtetë kjo.

“E pavërtetë, Kastrioti ka qenë gjithmonë i orientuar drejt BE-së dhe NATO-s. Ia di bindjet e plota që zemra e tij fle në Ëashington dhe Bruksel”, ka thënë Grubi.

Krejt në fund ai ka thënë se me të nuk ka komunikuar, të paktën ai jo./ Alsat.mk

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments