Sunday, April 20, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniGodet Bilall Kasami: Skënder Rexhepi pa vullnet e ka këtë qëndrim

Godet Bilall Kasami: Skënder Rexhepi pa vullnet e ka këtë qëndrim

Kryetari i Lëvzjes Besa, Bilall Kasami ka komentuar vendimin e Kastriot Rexhepit, në lidhje me mospjesëmarrje në seancën për rrëzimin e Qeverisë, shkruan Alsat, përcjell Struga Ekspres.

“Ky regjim është i gatshëm për gjithçka për të mbetur në pushtet. Sa i përket qëndrimit të deputetit Kastriot Rexhepi, unë deri tani nuk kam venduar komunikim me deputetin. Kam dyshime të bazuara se deputeti mund kundër vullnetit të tij të jetë i ndaluar, derisa nuk kam qëndrim të tij me figurë dhe me zë, ku ai deklaron se ky është pozicioni i tij dhe këtë pozicion e ka në bazë të vullnetit të mirë. Dyshimet janë se ai pa vullnet e ka këtë qëndrim, derisa nuk e kemi të kundërtën dhe për këtë jam në komunikim me institucionet e vendit dhe ndërkombëtare. Nuk kemi informata se ku gjendet. Herën e fundit kemi komunikuar gjatë ditës së djeshme. Nuk kam pas ndonjë sinjal që ai do të vepronte ndryshe”, tha Kasami duke shtuar se në rast se do të konfirmohet ky qëndrim i Rexhepit ne do të ,mblidhemi dhe do të marrim qëndrim në organet e partisë.

“Presim të kemi informata të sakta për fatin e deputetit dhe pastaj të merret vendim politik për fatin e kësaj qeverie”, deklaroi Kasami.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments