Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në një postim ka pranuar zyrtarisht që është arritur marrëveshja për formimin e maxhorancës së re të Maqedonisë së Veriut.
Mickoski ka thënë se sfida të vështira e presin këtë grupim paralamentar, por që gjithçka do të arrihet.
“E ardhmja e re po vjen, epokë e re dhe shpresë e re. Sfida të vështira na presin, të lumtur për mbështetjen që do të arrijmë së bashku. Maqedonia do ia dalë. Ne kemi një maxhorancë të re parlamentare”, ka thënë Mickoski në një postim në Facebook./news33