Sunday, April 20, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniKabineti i Zaevit: Nuk është e vërtetë që dorëheqja do të shtyhet...

Kabineti i Zaevit: Nuk është e vërtetë që dorëheqja do të shtyhet deri në dhjetor

Nuk është e vërtetë që plani i kryeministrit është të shtyjë dorëheqjen deri në dhjetor. Dorëheqja është akt i qartë i përgjegjësisë, thonë për “Lokalno” nga Kabineti i kryeministrit të dorëhequr Zoran Zaev.

Kjo vjen pas njoftimeve të ndryshme të pasakta se plani i kryeministrit ishte të vononte dorëheqjen e tij.

Arsyeja, sipas informacioneve të qarkulluara në disa media, për vonesën është “mos humbja e mundësisë për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian në dhjetor”, gjë që kryeministri la të kuptohet në një takim me partnerët e koalicionit.

Zaev të dielën mbrëma tha se jep dorëheqje nga pozita e kryeministrit dhe liderit të LSDM-së në pushtet për shkak të humbjes së partisë në zgjedhjet lokale, por deri më tani nuk e ka dorëzuar atë në Kuvend dhe në organet e partisë.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments