Saturday, May 10, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniArtan Grubi: Dorëheqja e Zaevit është e papranueshme

Artan Grubi: Dorëheqja e Zaevit është e papranueshme

Kryeministri në dorëheqje Zoran Zaev është takuar sot pasdite me partnerët e koalicionit. Në takim është diskutuar për hapat e më tutjeshëm, pas rezultatit zgjedhor, ku partia në pushtet e LSDM humbi shumicën e komunave dhe Zaev dha dorëheqje nga posti i kryeministrit. Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi, pas takimit deklaroi se të gjithë partnerët e koalicionit dhanë përkrahje për shumicën parlamentare dhe për vazhdimin e qeverisjes aktuale.

“Dhamë mbështetje njëzëri për shumicën parlamentare, për programin e Qeverisë dhe për vazhdueshmërinë e politikave qeveritare, në veçanti në aspektin e integrimit evropian, në aspektin e reformave dhe në aspektin e sigurisë”, u shpreh Grubi.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments