Komisioni Shtetëror Zgjedhor në konferencë për media ka bërë të ditur se në komunën e Mavrovrës dhe Qendër Zhupë do të përsëritet procesi zgjedhor.
“Në dy komuna, Mavrovë dhe Qendër Zhupë për shkak të mospërmbushjes së kushtit prej 1/3 nga votuesit e regjistruar që kanë dalë për të votuar do të përsëritet tërë procedura zgjedhore”, deklaroi kryetari i KSZH-së, Aleksandar Dashtevki, shkruan SHENJA, përcjell Struga Ekspres.