Sunday, April 20, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniKasami: Ndryshimet në Tetovë do të ndjehen në gjashtë muajt e parë

Kasami: Ndryshimet në Tetovë do të ndjehen në gjashtë muajt e parë

Lëvizja Besa tubimin përfundimtar para zgjedhjeve lokale që do të mbahen të dielën, e mbajti në qytetin e Tetovës. Në prezencë të të gjithë funksionarëve partiak dhe të simpatizantëve, kreu i Lëvizjes Besa, njëherit edhe kandidati i saj për kryetar të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami ka prezantuar programin për qeverisjen me komunën në katërvjeçarin e ardhshëm.

“Unë nuk di të flas fjalë të mëdha, por kam ekipin me të cilët mund të bëjmë punë të mëdha. Nuk ju them do të shihni çfarë do të bëj për katër vite, vetëm do t’ju them, ndryshimi i Tetovës do të shihet për gjashtë muaj. Tetovën na e fali Zoti, e mbrojtën të parët tonë brez pas brezi, do ti dalim zot në 17 tetor, se e kemi amanet”, shtoi Kasami.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments