Tuesday, November 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiIdri Istrefi nga Dollogozhda: Java e fitores ka filluar, festa e madhe...

Idri Istrefi nga Dollogozhda: Java e fitores ka filluar, festa e madhe është ditën e diel

E nderuar rini e Dollogozhdës, zonja dhe zotërinj,

Dua që sonte, prej këtu në Dollogozhdë të ndaj një lajm të gëzueshëm për të gjithë struganët. Struga tashmë po iu rikthehet qytetarëve, fitorja jonë është pashmangshme. Atmosfera e mbrëmshme në Ladorisht dhe kjo sonte në Dollogozhdë janë treguesi më i mirë se JAVA E FITORES KA FILLUAR. Ndërsa festa e madhe do të bëhet ditën e diel më 17 Tetor, ku bashkë, të gjithë struganët pa dallim feje apo etnie, do të festojmë çlirimin e institucioneve të pushtetit lokal dhe rikthimin e tyre tek qytetarët, në duar të sigurta, për qeverisje të pastër.

Vëllezër e motra, kam një porosi të rëndësishme për ju. Mos bini pre e provokimeve të ndryshme që vijnë nga oponentët tanë politik. Ruajeni qetësinë. Duroni edhe pak ditë. Debatet politike mes miqve, shokëve e bashkëqytetarëve le të mbesin nê nivel debati konstruktiv. Pas 17 Tetorit sërish do të jetojmë mes njëri tjetrit. Politika nuk guxon të na ndajë.

Edhe një porosi e kam për të gjithë ata qytetarë që për arsye të ndryshme kanë qënë përkrahës të oponentëve tanë politik. Të nderuar vëllezër e motra, miq, shokë, bashkëqytetarë, më 17 Tetor kur të drejtoheni tek kutitë e votimit mbani mend një gjë. Vota është e fshehtë, askush nuk mund t’ua cënojë. Rrethojeni numrin 6 dhe bëhuni edhe ju pjesë e FITORES HISTORIKE të Strugës së struganëve. Me fitoren tonë fitojnë të gjithë qytetarët, fiton Struga. Askush nuk humb!

Për fund, Ju ftoj të gjithëve nësër në orën 19 në TUBIMIN E FITORES në Strugë.

Suksese të gjithëve.

Ju faleminderit!
ASH-AA

***

Почитувани младинци на Делогожда, дами и господа,

Сакам вечерва, од тука во Делогожда, да споделам една добра вест за сите стружани. Струга веќе и се враќа на граѓаните, нашата победа е неизбежна. Синоќешната атмосфера во Радолишта и вечерва во Делогожда се најдобриот показател дека ПОБЕДНИЧКАТА НЕДЕЛА Е ЗАПОЧНАТА. Додека големата прослава ќе се одржи во недела, 17 октомври, каде заедно, цела Струга без разлика на вера или етничка припадност, ќе го прославиме ослободувањето на институциите на локалната власт и нивното враќање кај граѓаните, во сигурни раце, за чисто управување .

Браќа и сестри, имам важна порака за вас. Не паѓајте под разни провокации што доаѓаат од нашите политички противници. Останете смирени. Почекајте уште неколку дена. Политичките дебати меѓу пријателите, другарите и сограѓаните нека останат на ниво на конструктивна дебата. По 17 октомври повторно ќе живееме едни со други. Политиката не смее да не подели.

Имам уште една порака до сите оние граѓани кои од различни причини беа поддржувачи на нашите политички противници. Драги браќа и сестри, пријатели, другари, сограѓани, на 17 октомври, кога ќе одите на гласачката кутија, сетете се на една работа. Гласањето е тајно. Заокружете број 6 и станете дел од ИСТОРИСКАТА ПОБЕДА на Струга на стружаните. Со нашата победа победуваат сите граѓани, победува Струга. Никој не губи!

За крај, ве поканувам сите утре во 19 часот на МИТИНГОТ НА ПОБЕДАТА во Струга.

Среќно на сите.

Ви благодарам!

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!