Wednesday, November 27, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniBDI dënon dhunën dhe keqpërdorimin politik të tragjedisë nga opozita

BDI dënon dhunën dhe keqpërdorimin politik të tragjedisë nga opozita

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër dhunën fizike dhe gjinore gjatë protestave të sotme në Tetovë.

Brutaliteti politik partiak, dorë fshehur i opozitës shqiptare i cili nuk njeh kufi, e as dhimbje për familjarët e viktimave të cilët fatkeqësisht humbën jetën në një tragjedi të përmasave të cilat nuk i kemi përjetuar më parë, është dëshmi e tentativave të njëpasnjëshme për përfitimin e pikëve të ulëta politike në funksion të zgjedhjeve lokale.

Bashkimi Demokratik për Integrim u bën thirrje oponentëve politik që të mos luajnë me ndjenjat e qytetarëve dhe me këtë mos të trazojnë plagët e familjarëve.

Gjithashtu BDI dënon dhunën verbale gjinore dhe sloganet brutale të përdorura nga ana e organizatorëve.

BDI dënon edhe keqpërdorimin e protestuesve të mitur, të cilët mund të vëreheshin në këtë marsh protestues duke shkelur çdo të drejtë të tyre.

Vlerësojmë se organet e hetuesisë vendore bashkë me ekspertët gjerman tashmë janë duke bërë punën e tyre investiguese, me qëllim të zbardhjes sa më parë të shkaqeve që çuan deri tek tragjedia.

Bashkimi Demokratik për Integrim edhe njëherë ju shpreh ngushëllime të sinqerta familjarëve dhe kërkon nga partitë politike që të mos keqpërdorin dhimbjen e tyre.

Bashkimi Demokratik për Integrim

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!